Profili i Kompanise

Partner Ballkanik është prodhuesi eksluziv i liçensuar nga Coca-Cola Tria Epsilon në Shqipëri dhe Kosovë për lëngjet e frutave të markës Amita.

Marka Amita ka lindur në vitin 1983, duke hapur për herë të parë kategorinë e lëngjeve të paketuara në Greqi.
Është sinonim i kategorisë se lëngjeve të paketura deri në ditët e sotme, duke ofruar shije natyrale, kënaqësi, privilegj, për të gjithë në çdo kohë, si dhe në çdo vend.

Në vitin 1992 u importua për herë të parë në Shqipëri dhe falë suksesit në vitin 2005 filloi të prodhohet në Libohovë nga kompania Partner Ballkanik sh.p.k me autorizimin e posatshëm të Coca-Cola Tria Epsilon duke aplikuar standartet e fundit të ISO dhe HACCP. Që nga ajo kohë dhe deri më sot, është përshtatur më së miri me nevojat tona duke na ofruar një numër të madh produktesh cilësore, kjo edhe fal paketimit Tetra Pak i cili është dhe paketimi më higjenik antiseptik në botë.

Sot, Amita është marka lider në kategorinë e lëngjeve të frutave në Shqipëri.

Kompania Partner Ballkanik duke kapitalizuar eksperiencën e saj të fuqishme dhe njohuritë e thella të tregut lokal, zgjeroi aktivitetin e saj në shërbimet e shitjes dhe distribucionit.

Në vitin 2016 Partner Ballkanik firmosi një marrëveshje distribucioni me Andros Company nga Franca me qëllim tregtimin dhe shpërndarjen e markës Nr.1 të reçelit në botë, Bonne Maman.

Partner Ballkanik është distributor ekskluziv për Shqipërinë për markën premium të reçelrave në botë, Bonne Maman.

Bonne Maman, një “savoir faire” i jashtëzakonshëm, lindur nga një traditë e gjatë në fshatin Biars të Francës, Bonne Maman do të thotë gjyshe në frëngjisht dhe i referohet ëmbëlsisë dhe bujarisë së ushqimeve të shtëpisë.

I përgatitur vetëm me përbërës natyralë, Bonne Maman është bërë me fruta të vërteta të përzgjedhura.
Çdo reçel përmban tul të shijshëm frutash për shije të shtuar dhe një lëng të ëmbël që i jep shije të shkëlqyer.

Misioni Ynë


Të ofrojmë produkte me cilësi premium dhe me çmime konkurruese në treg për të kënaqur dhe përmbushur nevojat e klientëve dhe konsumatorëve tanë.
 

Vlerat Tona

 

Orientimi nga Klienti

Cilësi shumë e Lartë

Përformacë e Lartë

Ambiente Dinamike

Vizioni Ynë


Të bëhemi kompania referencë në katergorinë FMCG në Shqipëri.