Delta

Produkte bulmeti që garantojnë shije dhe cilësi!

Kompania Delta u themelua në vitin 1952, si një biznes familjar në industrinë e produkteve të bulmetit. Qendra e saj është në Tavos, në periferi të pjesës jugperëndimore të Athinës.

Delta sot ka 6 fabrika dhe bashkëpunon në mënyrë të qëndrueshme me mbi 1,300 prodhues qumështi. Kompania zotëron 13 brande dhe 149 produkte.

Delta cilësohet si kompania nrᵒ1 e bulmetit në Greqi, ku siguria e produktit është një vlerë e panegociueshme, që nga fillimi e deri në fund të jetës së produktit. Delta ndjek standarde të larta të cilësisë dhe sigurisë duke përdorur teknologjinë më të avancuar në prodhimin dhe kontrollin e produktit.
Përveç kësaj Delta ka një përgjegjësi të lartë social dhe pjesëmarrje në evente sociale.
Në Shqipëri Delta është e pranishme me 7 kategori produkti:
  • Qumësht i freskët HHT
  • Milko
  • Advance
  • Smart
  • Vitaline
  • Kos Grek
  • Djathë Feta
 

Qumësht i freskët HHT, një gotë plot dashuri!


Qumështi i freskët Delta i trajtuar me nxehtësi të lartë, me një shije të plotë dhe të pasur për t’u shijuar nga e gjithë familja.


Qumësht i një cilësie të lartë, i trajtuar me nxehtësi të lartë, që rrit sigurinë e qumështit për konsumatorin duke shkatërruar mikroorganizmat që shkaktojnë sëmundje.
Shija e veçantë, besimi i cili është sinonim i emrit DELTA dhe përbërësit e pasur ushqimor e bëjnë qumështin DELTA zgjedhjen nr.ᵒ1 për konsumatorin.


Qumështi Delta është praktik për t’u ruajtur falë paketimit Tetrapak, si dhe është i çertifikuar nga organizata ndërkombëtare SGS për produktet e pa modifikuara gjenetikisht.

Ai vjen i pranishëm në dy formate 1 litër dhe 1.5 litër.

 

MILKO, shoqëruesi im i preferuar kudo dhe kurdo!


Është një nga brandet më të njohura greke ndër vite. Milko gjithmonë ka qenë identifikues i pijeve me qumësht dhe çokollatë në mendjet e njerëzve. Milko është një produkt me vlera të larta ushqimore pasi përmban proteina, karbohidrate, vitamina dhe minerale. Ai vjen në formatin 250ml

 

Kosi Delta Advance, luga e parë e kosit për bebin tuaj!

Sistemi Advance i ushqimit për fëmijë konsiston në produkte bulmeti me vlera të larta ushqyese, të cilat janë formuluar posaçërisht dhe pasuruar si duhet për të kontribuar në plotësimin e nevojave të fëmijëve në zhvillim duke filluar që prej muajt të tyre të gjashtë.


Kosi Advance përmban kulturë laktike të përshtatur për foshnja. Ai është i përshtatshëm për bebe +6 muaj. Pa ngjyrues dhe pa konservues të shtuar.
Kosi Advance është i pasur me hekur, vitamina (B6, niacin, acid folik, C).

 

Delta SMART, vakti i zemrës i preferuar i fëmijës tuaj!


Produkte me vlerë të lartë ushqyese, të formuluara dhe pasuruara posaçërisht për të kontribuar në nevojat e zhvillimit të fëmijëve parashkollorë dhe atyre në moshën e shkollimit, nëpërmjet një diete të ekuilibruar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.



Kosi SMART është i pasur me kalcium, vitaminë D dhe minerale. Ai vjen në formatin 145gr.

 

VITALINE, kënaqësia më e madhe e kujdesit ndaj vetes!


Një gamë unike produktesh plot kënaqësi dhe shije me 0% yndyrë dhe të ëmbëlsuara nga ekstrakti i gjethes së stevias. E vetmja gamë kosi frutash me fruta, drithëra dhe ëmbëlsues nga ekstrakti i gjethes së stevias. Me grup të shtuar të vitaminave B.

Produkte pak kalorike, pa ngjyrues, pa konservues dhe pa sheqer te shtuar.

 

Kos Grek Delta, i kulluar dy herë nga 100% qumësht i freskët grek Delta.


100% qumësht grek i një cilësie të shkëlqyer i kombinuar me një kulturë unike kosi, i cili kullohet me shumë kujdes duke përdorur metodën unike të kullimit, frymëzuar nga metoda tradicionale e bërjes së kosit nga Delta. Për më tepër kosi Grek Delta është fitues i çmimit “Superior Taste Award” nga iTQi (International Taste and Quality Institute) për cilësinë e lartë dhe shijen e shkëlqyer.

Kosi grek Delta vjen në dy formate.